Courtois mbron Vinicius pas ndeshjes me Getafen: “Shumë të padrejtë me të”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 15:59

Courtois mbron Vinicius pas ndeshjes me Getafen: “Shumë të padrejtë me të”

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar fuqishëm pas polemikave që shoqëruan paraqitjen e Vinicius Jr në ndeshjen kundër Getafes. Belgjiani theksoi se sulmuesi brazilian është shpesh në shënjestër të kundërshtarëve dhe kritikëve, por se reagimet e tij janë të kuptueshme.

Vinicius nuk bëri asgjë të gabuar. Ai hyri në lojë dhe ata ishin kundër tij që nga fillimi. Është normale që të ketë reagime”, tha Courtois. Ai shtoi se hyrja e brazilianit i dha më shumë rrezik lojës së Real Madridit dhe se kundërshtarët shpesh e provokojnë për ta nxjerrë nga loja.

Courtois e përshkroi Viniciusin si një “djalë të mrekullueshëm” që duhet të vazhdojë të bëjë atë që di më mirë: të krijojë rrezik dhe të ndihmojë skuadrën. “Ai ka pasur një fillim të shkëlqyer sezoni dhe pres më shumë nga ai nesër dhe të dielën”, përfundoi portieri belg.

Ky reagim vjen në prag të ndeshjeve të rëndësishme për Real Madridin, përfshirë edhe El Clásicon, ku pritet që Vinicius të jetë një nga armët kryesore të Xabi Alonsos.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 15:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?