Ç’po ndodh me popullsinë e Shqipërisë?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:56

Ç’po ndodh me popullsinë e Shqipërisë?

Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë.

Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, duke e renditur Shqipërinë ndër 6 vendet më të rrezikuara për t’u tkurrur deri në vitin 2054, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Por çfarë ka ndodhur me popullsinë e Shqipërisë në vite?

Popullsia ka arritur aktualisht në 2.4 milionë banorë, duke pësuar një rënie prej rreth 420 mijë banorë ose me 13.8 për qind kundrejt censit 2011. Një tendencë që ka vijuar gjatë  dekadave të fundit, nëse shohim censin e vitit 1989. Qartazi duket se Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë.

Por paralelisht me largimet jashtë vendit, në vite kanë ndodhur edhe lëvizjet masive të popullsisë drejt zonave te tjera, qe ndryshe njihet si migrimi i brendshëm.

Për shkak te zhvendosjes brenda territorit përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare, ose rreth 32 për qind banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10 për qind, ndjekur nga Elbasani dhe Durrësi. Ndërsa qarqet më pak të populluar janë Gjirokastra dhe Kukësi, me më pak se 3 për qind.

Por cilat janë arsyet e pakësimit të popullsisë së Shqipërisë?

Tre janë faktorët kryesorë: emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm; reduktimi i ndjeshëm i numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë. Një situatë që ka efekte në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, të cilat kanë nisur të ndihen në Shqipëri.

Ajo që ndodh janë problemet me gjetjen e burimeve njerëzore në tregun e punës, mungesa këto që çojnë në uljen e produktivitetit të ekonomisë; në një ulje të të ardhurave në tërësi në ekonomi. Ndërkohë që shtrimi i të moshuarve kërkon më shumë shpenzime nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?