Debutim për Jasir Asanin – Esteghlal shpëton nga humbja

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 08:29

Debutim për Jasir Asanin – Esteghlal shpëton nga humbja

Sulmuesi shqiptar Jasir Asani shijoi dje debutimin e tij në kampionatin iranian me fanellën e Esteghlal. Ndeshja në “Azadi Stadium” ndaj Zob Ahan nisi keq për vendasit, të cilët u gjendën në disavantazh 1-3. Trajneri vendosi të aktivizojë Asanin në fillimin e pjesës së dytë dhe skuadra reagoi fuqishëm, duke barazuar rezultatin në 3-3.

Ky ishte një test i parë pozitiv për 30-vjeçarin kuqezi, i cili u transferua këtë verë nga Gwangju FC në Korenë e Jugut.

Një tjetër debutim i rëndësishëm ishte ai i portierit spanjoll Antonio Adan, ish-lojtar i Real Madrid dhe Sporting Lisbonës, i cili iu bashkua Esteghlal më 6 gusht. 38-vjeçari ishte titullar në këtë sfidë, por nuk mundi të shmangte tre golat e pësuar.

Adan ka një karrierë të pasur në futbollin europian, duke mbrojtur portën e klubeve si Atletico Madrid, Real Betis, Cagliari dhe Sporting CP.

Flaka

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Gusht, 2025 08:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?