Dëmet nga zjarret, të pallogaritshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:16

Dëmet nga zjarret, të pallogaritshme

Ekspertët thonë se dëmet nga zjarret janë vështirë të llogaritshme, duke marrë parasysh humbjet jo vetëm materiale, por edhe në ekosistem me ndotjen e ajrit, pasojat ndaj kulturave bujqësore, periudhën e gjatë që të rriten sërish drunjtë…

Zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullota po vazhdojnë prej më shumë se disa muaj në një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë së Veriut, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit, por edhe mjedisit. Për shkak të kapaciteteve të kufizuara njerëzore dhe materiale për përballimin e situatës, Maqedonia këtë vit disa herë aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen me aeroplan dhe helikopterë të specializuar në shuarjen e zjarreve në pyje. Gjithashtu, në shuarjen e vatrave të zjarrit janë përfshirë edhe forcat e ushtrisë, të mbështetura nga helikopterët. Por, në fakt, efektet nga zjarret, që shpesh qytetarët ndezin për të larguar barishte të ndryshme nga tokat e tyre, janë të dëmshme edhe për tokën bujqësore dhe ambientin, shkruan gazeta KOHA.

Ekspertët thonë se dëmet nga zjarret në vitet e kaluara janë vështirë të llogaritshme, duke marrë parasysh humbjet jo vetëm materiale, por edhe në ekosistem me ndotjen e ajrit, pasojat ndaj kulturave bujqësore, periudhën e gjatë që të rriten sërish drunjtë që janë edhe “mushkëritë e bardha” për vendin.

Makedonka Stojanovska, profesoreshë e Fakultetit të Shkencave Pyjore në Shkup, thotë se dëmet ekonomike nga ajo që po na ndodhë në Maqedoni dhe ajo që na ka ndodhur ndër vite, janë praktikisht të mëdha, sepse nuk janë vetëm drunjtë që janë djegur dhe shkatërruar gjatë këtyre zjarreve. “Po ndotet ajri, përqendrimi i dyoksidit të karbonit po rritet, kemi ndryshime klimatike dhe po ndoten ujërat nëntokësore. Gjithashtu, një element në përllogaritjen e dëmeve nga zjarre të tilla katastrofike janë pasojat më pas, të cilat shkaktojnë erozionin, përrenjtë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, që në Maqedoni janë diku rreth 40 për qind e sipërfaqes së Republikës së Maqedonisë e që është nën zona të tilla erozive, dhe tani do të shtohen edhe më shumë”, shton ajo.

Për më tepër, thekson ajo, ne e dimë që masa e gjetheve të pemëve dhe pemëve pyjore është praktikisht filtri i ajrit ose “mushkëritë e planetin tokë” që digjet gjatë zjarrit, kështu që periudha për restaurimin e pyllit mund të jetë 30, 50, apo 70 vite në varësi të specieve drurore, dhe nga përbërja e specieve drucore të vetë pyllit.

Vlerësimet janë se dëmet do të jenë të mëdha jo vetëm e ndotjen e tokës dhe ajrit, por edhe pasojat ndaj kafshëve të egra dhe kulturave bujqësore janë të pariparueshme. Zëvendësdrejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Kiril Mihaillov, gjatë vizitës në lokalitetet e djegura tha se vlerësimet fillestare të dëmeve në pyje nuk mund të bëhen, për shkak se akoma ka pyje aktive në terren, duke theksuar se dëmet vështirë do të kompensohen. Përvoja e deritanishme tregon se shkaku kryesor për zjarret është faktori njeri, thotë Goran Stojanovski nga Qendra me Menaxhimin e Krizave.

“Problemi më i madh është me djegien e barishteve të ndryshme dhe pastrimin e arave para mbjelljes apo pas korrjeve, për shkak se bujqit akoma mendojnë se me djegien e barishteve të këqija pas korrjes do të kenë rendimente më të mira dhe toka do të jetë më e mirë për mbjellje radhën tjetër. Kjo nuk ka lidhje me aq sa kemi biseduar me profesionistë të kësaj lëmie dhe nuk ndikon as pozitivisht në rendimentin dhe cilësinë e korrjeve”, thekson ai. Problem shtesë është edhe fakti se në temperaturat mbi 35 gradë celsius, zjarri shumë lehtë zgjerohet dhe hyn në pyje. Vlerësohet se vetëm në periudhën 2000-2021 , Maqedonia është përfshirë nga 4811 zjarre, ku u dogj një hapësirë prej mbi 200 mijë hektarë. Fondi pyjor në total i djegur në mbi 20 vite është afër 2.5 milionë kub metër, tregojnë të dhënat e Raportit kombëtar për gjendjen me zjarret.

Vetëm në periudhën 2019-2023 është shkaktuar dëm prej 55 milionë euro nga zjarret në pyje tregojnë të dhënat e Qendrës për menaxhim me krizat. Hulumtimi i organizatës “Euro Tink” tregoi se ndikim të madh ndaj zjarreve ka edhe e ashtuquajtura “Mafia e Pyjeve”, për të cilën dyshohet se po nxit zjarret për të fituar para me shitjen e druve të prerë në pyllin e goditur nga zjarret. Dyshimet e tilla janë për shkak se është vërejtur se, sanimi i pyllit të djegur po realizohet në përmasa shumë më të mëdha, apo pjesa më e madhe e malit është e prerë sesa hapësira që fillimisht ka qenë e përfshirë me zjarr.  (koha.mk)

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?