Demiral në rolin e “heroit” shënon dy gola dhe kualifikon Turqinë në çerekfinale të Euro 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:59

Demiral në rolin e “heroit” shënon dy gola dhe kualifikon Turqinë në çerekfinale të Euro 2024

Kombëtarja e Turqisë ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Austrisë për t’u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024.

Golin e epërsisë Turqia e gjeti që në minutën e parë, ku pas një tollovie brenda zonës, Merih Demiral veproi shpejtë dhe e çoi topin në rrjetë për 1-0.

Rastin më serioz Austria në pjesën e parë e pati në minutën e dytë shtesë me anë të Christoph Baumgartner i cili me një vollej goditje ishte fare pranë golit të barazimit.

Me epërsi minimale të Turqisë u mbyllën 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.

Marku Arnautovic (51’) shpërdoroi një mundësi të artë shënimi kur u gjend i pa markuar ballë për ballë portier Gunok, por duke mos arritur të shënojë.

Turqia realizoi golin e dytë në minutën e 59-të, ku sërish në skenë doli Merih Demiral që realizoi për 2-0 pas krosimit të Arda Guler.

Austria u rikthye në lojë në minutën e 66-të kur shënuan me anë të Michael Gregoritsch i cili nuk gaboi përballë portës për 2-1 pas asistimit të Stefan Posch.

Baumgartner (85’) pati një tjetër mundësi të mirë shënimi, por gjuajtja e tij me kokë shkoi fare pranë shtyllës.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Turqia arriti që ta menaxhojë mirë epërsinë që kishte krijuar duke mos lejuar që të pësojë gol dhe kështu mori kualifikimin në çerekfinale.

Në fazën çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën që sot mposhti me rezultat të thellë 3-0 Rumaninë./Telegrafi/

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?