Dëshironi të flini më mirë? Ja disa këshilla të thjeshta për një gjumë cilësor
Një gjumë i mirë është një nga faktorët më të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Gjatë gjumit, trupi dhe truri pushojnë, rikuperohen dhe përgatiten për ditën e ardhshme.
Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, ekspertët rekomandojnë që dhoma e gjumit të jetë sa më e errët, e qetë dhe e ajrosur mirë. Edhe temperatura e ambientit luan rol të rëndësishëm dhe një dhomë relativisht e freskët mund të krijojë kushte më të përshtatshme për gjumë.
Një tjetër faktor që duhet marrë parasysh është ekspozimi ndaj dritës blu nga ekranet. Përdorimi i celularit, tabletit, laptopit dhe pajisjeve të tjera elektronike para gjumit mund ta bëjë më të vështirë rënien në gjumë. Për këtë arsye, këshillohet që përdorimi i ekraneve të kufizohet në orët para se të shtriheni.
Po ashtu, është mirë të shmangen vaktet e rënda të paktën disa orë para gjumit. Një dush i ngrohtë para se të flini mund të ndihmojë në krijimin e një rutine relaksuese.
Një shtrat dhe jastëk i rehatshëm, një ambient i qetë dhe një rutinë e rregullt para gjumit mund të kontribuojnë në një pushim më cilësor dhe më të qetë.
Flaka










