Dështimi i kompanisë “Google” në gjyqin mbi monopolin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:23

Dështimi i kompanisë “Google” në gjyqin mbi monopolin

Gjyqtari federal Amit Mehta deklaroi gjatë shqiptimit të vendimit: “Google është monopolist dhe ka vepruar si i tillë, për të ruajtur monopolin.” Vendimi u referohet shumave miliardëshe, që Google për vite me radhë u ka paguar sipërmarrjeve të tjera, për të siguruar instalimin paraprakisht të makinerisë së vet të kërkimit në aparaturat dhe browserat e internetit.

Lidhur me shumën e gjobës që duhet të paguajë Google si dhe të tjera pasoja që rrjedhin nga gjykimi do të vendoset në një moment tjetër. Akuza e ngritur nga Ministria e Drejtësisë në SHBA kundër Google është përpiluar qysh në vitin 2020 nën presidencën e Donald Trump. Kësaj padie iu bashkuan edhe mbi dhjetë shtete federale të SHBA-së. Padia u vazhdua edhe nën presidencën e Joe Bidenit.

Ministri i Drejtësisë, Garland deklaroi gjithashtu, se gjykimi i shpallur tani tregon, “që asnjë sipërmarrje nuk qëndron mbi ligjin”. Ministria e ka argumentuar këtë rast, se Google me marrëveshjet ekskluzive miliardëshe me Apple apo Samsung i ka mënjanuar sistematikisht nga konkurrenca makineritë e tjera të kërkimit në internet. Të prekur prej këtyre praktikave të Google kanë qenë makineritë e kërkimit si Bing e Microsoft-it apo DuckDuckGo.

Vetëm vitin e kaluar Google ka paguar rreth 26 miliardë dollarë (rreth 24 miliardë euro) për kontrata ekskluzive për makinerinë e vet të kërkimit, pjesa më e madhe e pagesave është bërë për me gjasë për Apple. Google të hënën (05.08.2024) nuk reagoi lidhur me vendimin. Në proces sipërmarrja nga Mountain View e Kalifornisë argumentoi, se suksesi i makinerisë së vet të kërkimi ka të bëjë me faktin, që ajo është më e mirë se konkurrenca.

BE rrit presionin ndaj Google dhe gjigantëve të tjerë

Procesi ishte më i madhi i këtij lloji kundër një sipërmarrjeje të teknologjisë në SHBA që pas procesit kundër Microsoft-it para më shumë se 25 vjetësh. Më 1998 në këtë proces bëhej fjalë për pozicionin dominues në treg të sistemit të Microsoft Windows. Konfrontimi juridik në vitin 2001 u mbyll me një marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Microsoft-it, të cilit iu ndaluan praktika të caktuara biznesi.

Qeveria Biden krahas Google ka vënë në shënjestër edhe të tjerë gjigantë të degës së teknologjisë: Procese në gjykatat federale ka pasur edhe kundër Apple, Amazon si dhe koncernit amë të Facebook-ut dhe Instagram-it Meta. Në shtator kundër Google nis edhe një proces tjetër mbi të drejtën e kartelit, ku bëhet fjalë për biznesin e reklamave.

Makineria e kërkimit ka një rëndësi të veçantë për biznesin e reklamave të sipërmarrjeve. Vitin e kaluar koncerni pati një xhiro prej më shumë se 175 miliardë dollarë prej makinerisë së vet të kërkimit, shumë kjo që përbën 57 përqind të biznesit botëror të sipërmarrjes.

Edhe në BE Google dhe të tjerë gjigandë të internetit ndodhen nën presion në rritje. Bazuar në ligjin për tregjet digjitale  (Digital Markets Act, DMA) që ka hyrë në fuqi në mars 2024 Komisioni i BE-së në Bruksel do të kufizojë pushtetin në treg të të ashtuquajturve Gatekeeper të internetit. Sipas këtij ligji Google nuk lejohet që në anoncimin e rezultatit të kërkimit të favorizojë më shumë aplikimin e hartave të veta të Google Maps. /DW

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?