Dimitrievski për koalicionin VLEN: Po përpiqen të kopjojnë BDI-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:21

Dimitrievski për koalicionin VLEN: Po përpiqen të kopjojnë BDI-në

VLEN-i po shënon pikë të vogla politike dhe përpiqet të kopjojë BDI-në për të flirtuar tek elektorati shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e ndarjeve në vija etnike duhet të përfundojë. Duhet të fokusohemi te ekonomia, të ngremë një sistem qeverisjeje, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për t’u siguruar kushte më të mira për jetë, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM-it dhe kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Në intervistë për TV Sitel, Dimitrievski tha se a qeveritar është duke punuar, por ka qëndrime të ndryshme, sidomos për çështjet kombëtare që vijnë nga VLEN-i, transmeton gazeta KOHA.

Bashkëpunimi afatgjatë është i mundur, nënvizoi ai, vetëm nëse respektohen ligjet që duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Sipas tij, përgjithësisht është e papranueshme dhe e palejueshme krijimi i akademive të tjera në vend, përveç Akademisë Maqedonase për Shkencë dhe Art (ASHAM).

“Koha e etnizimit dhe e ndarjeve me çelës etnik duhet të kalojë në histori, të vijë koha e cilësisë dhe kuantiteti që vjen nga subjektet politike të shtypet. Synimi ynë është të punojmë për depolitizimin e sistemit, por edhe zbatimin e ligjit, jo për ta interpretuar atë. Ministri ynë i administratës e citoi ligjin, dhe ligji është i qartë, se ai llogaritet sipas përqindjes së popullsisë që jeton në Maqedoni. 

Gjithashtu do të kërkojmë respektimin e ligjit për vendosjen e simboleve apo flamujve të bashkësive etnike. Koalicioni qeveritar funksionon, por fakti është se ka qëndrime të ndryshme, sidomos për çështjet kombëtare që vijnë nga partneri i koalicionit VLEN me të cilin realisht nuk kemi nënshkruar koalicion, por kemi nënshkruar një marrëveshje për Qeverinë, që është marrëveshje për mbështetje për programin e qeverisë. Fakti është se ata po mbledhin pikë të lira politike për atë temë me elektoratin e tyre, duke menduar se do të dalin patriotë më të mëdhenj se ata që ishin më parë. Në fakt, ata i kthehen parimit të BDI-së, që për ne është e kaluar ose së paku mendojmë se është e kaluar, por sidoqoftë, ne gjithmonë do t’i korrigjojmë dhe do t’i marrim vendimet sipas momentit”, sqaroi Dimitrievski duke komentuat formulën e re të Balancuesit.

I pyetur nëse ka biseduar me ndonjë nga drejtuesit e VLEN-it që nga fillimi i funksionimit të koalicionit qeveritar, ai u përgjigj se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim zyrtar.

“Personalisht nuk jam përkrahës i takimeve të tilla drejtuese, sepse mendoj se në një rast të tillë duhet të marrin pjesë të gjithë. Besoj se do të kemi mundësi të diskutojmë edhe për këto tema. E perceptoj të gjithë këtë si një moment paszgjedhor në të cilin partnerë të caktuar qeveritarë po përpiqen të politizojnë për të fituar rejting shtesë në publik, veçanërisht në mesin e elektoratit shqiptarë. I hedh poshtë të gjitha akuzat, jam kryetar komune dhe kozmopolit që respektoj të gjitha fetë dhe kombet, të gjitha bashkësitë etnike”, nënvizoi lideri i ZNAM-it.

Lidhur me iniciativën e VLEN-it për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art, Dimitrievski thekson se “të gjitha iniciativat ia vlen të merren parasysh, por në Maqedoni mund të ketë vetëm një akademi kombëtare të shkencave”.

Kështu është, theksoi ai, edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Në Maqedoni ekziston vetëm një akademi kombëtare, ajo është MANU, në kuadër të saj ka akademikë eminentë nga të gjitha bashkësitë etnike, turq, vlleh, serb, shqiptar, madje një shqiptar është nënkryetar. Në përgjithësi është e papranueshme dhe e palejueshme krijimi i akademive të tjera në vend, përveç MANU-së. Kushdo mund të paraqesë një iniciativë dhe të formojë një shoqatë joqeveritare, por kjo është diçka krejtësisht ndryshe.  Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të gjitha mesazheve të dërguara nga disa anëtarë të MANU-s, të cilët përpiqen të futin indirekt një rrëfim për këtë temë se duhet një departament apo seksion shtesë, një seksion që do të studiojë vetëm një gjuhë, një kulturë. Një gjë e tillë në shkencë nuk ekziston, shkenca është e të gjitha bashkësive, kombeve dhe kulturave”, tha Dimitrievski.

Në ZNAM, vuri në dukje ai, ka anëtarë dhe pjesëtarë shqiptarë dhe nga të gjitha bashkësitë tjera etnike. “Fatkeqësisht, kolegët përpiqen ta kopjojnë BDI-në, dhe BDI me vetëdije u imponon atyre një ritëm në publik që e ndjekin. Këto janë politika të gabuara”, thekson Dimitrievski. (koha.mk)

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?