Ditë me zjarre rekorde – 54, sonte aktive 19, të rrezikuara disa fshatra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:22

Ditë me zjarre rekorde – 54, sonte aktive 19, të rrezikuara disa fshatra

Në territorin e shtetit sot Qendra për Menaxhim me Kriza ka evidentuar një numër rekord të zjarreve në vende të hapura, – 54, prej të cilëve aktive 19, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht ose janë vënë nën kontroll.

Zjarri aktiv në territorin e komunës Pehçevë, e rrezikon fshatin Negrevë.

Zjarr serioz ka edhe në territorin e komunës së Kumanovës. Ai po i rrezikon shtëpitë në fshatin Zhivinjë.

Në fshatin Tatomir të Kratovës, gjithashtu, ka rrezik që stuhitë e zjarrit t’i kaplojnë shtëpitë.

Në territorin e komunës Sveti Nikollë, stuhitë e zjarrit e kërcënojnë fshatin Gjuganc i poshtëm, ku zjarri është aktiv tashmë dy ditë.

Zjarr të madh ka edhe në komunën Makedonski Brod, i cili po zgjat me ditë të tëra dhe përfaqëson kërcënim për dy fshatra.

Drejtori i QMK, Stojançe Angellov sonte përkujtoi se shumë shpesh, zjarret ndizen rreth mesditës, ndërsa gjatë natës shuhen.

“Fatkeqësisht nesër na pret një ditë me erë dhe nesër na presin një numër i madh zjarresh. Të gjitha zjarret ndizen kryesisht rreth mesditës dhe menjëherë pasdite. Gjatë natës ulin fuqinë, disa prej tyre ‘i zë gjumi’, gjegjësisht fiken. Por me ngritjen e temperaturave ditore ato përsëri ndizen dhe paraqesin rrezik për popullatën”, tha Angellov.

Më parë Angellovi përmes një video deklaratë njoftoi se sot përsëri është aktivizuar mekanizmi i BE-së për mbrojtje dhe shpëtim dhe është kërkuar ndihmë në aeroplanë.

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?