‘Doku Fest’ nis sonte me ‘New Order’, interesim nga 119 vende të botës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:11

‘Doku Fest’ nis sonte me ‘New Order’, interesim nga 119 vende të botës

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, i cili do të mbahet për herë të 23-të këtë vit në Prizren, do të zgjasë deri më 10 gusht.

Festivali do të fillojë me ceremoninë e hapjes në kinemanë “Lumbardhi”, një nga 8 kinematë e qytetit. “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb” nga regjisori Stanley Kubrick do të jetë filmi që do të hap këtë edicion. Ky film njihet për shpërfaqjen e satirës së ashpër për Luftën e Ftohtë, duke u bërë një nga filmat më të njohur në Hollywood.

Sivjet interesimi ishte në nivel me 3325 aplikime nga 119 vende të botës, por do të shfaqen vetëm 103 filma të shkurtër dhe dokumentarë, të cilat do të garojnë që të marrin çmimet më të mira në kategoritë përkatëse si: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”.

“Kategoritë e tilla dëshmojnë përpjekjen e vazhdueshme të festivalit për të shërbyer si hapësirë ndërkulturore dialogu që mëton t’i jep publikut perspektiva diverse si alternativë shoqërore. E pikërisht tema që do shoqërojë këtë vit është ‘New Order’. Bota nuk është më njësoj. Konfliktet globale dhe ndryshimet në pushtet po ri-formojnë rendin ndërkombëtar, andaj jemi të emocionuar të eksplorojmë këtë temë në festival, duke përfshirë diskutime dhe programe speciale filmash si ‘Focus Ukraine’ dhe ‘No Other Land: Films on Palestine’ që lidhin të kaluarën me të tashmen dhe shqyrtojnë nëse ka ende shpresë për të ardhmen”, njoftojnë organizatorët.

Ndërkaq, filmi që do të përmbyll edicionin e 23-të do të jetë “Rrugës” i kineastit shqiptar, Samir Karahoda, i cili flet për ballafaqimet me djalin e tij përballë rrethanave vendore. 

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?