Donnarumma, heroi i Manchesterit – City i pathyeshëm me gardianin italian

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Tetor, 2025 16:01

Donnarumma, heroi i Manchesterit – City i pathyeshëm me gardianin italian

Manchester City duket se ka bërë një nga lëvizjet më të zgjuara të merkatos së verës. Transferimi i Gianluigi Donnarummas nga Paris Saint-Germain në ditët e fundit të afatit kalimtar është shndërruar në një vendim strategjik që po jep rezultatet e para.

Që prej mbërritjes së tij në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolës është e pamposhtur dhe ka pësuar vetëm 3 gola, duke treguar një stabilitet të jashtëzakonshëm në prapavijë. Italiani ka sjellë siguri, refleksa të shpejta dhe lidership në zonën e tij, duke e bërë menjëherë të ndjehet si një pjesë kyçe e kampionëve të Anglisë.

Sipas raportimeve, Guardiola ka insistuar personalisht për afrimin e tij, duke e parë si pasuesin ideal të Edersonit. Dhe deri tani, vendimi i bordit të City-t për të investuar në portierin italian po rezulton një sukses i madh.

Donnarumma ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “qytetarët”, ndërsa në kontratën e tij janë përfshirë edhe bonuse të veçanta për ndeshjet pa gola të pësuar dhe arritje të tjera individuale.

Me këtë formë, tifozët e Manchester City-t e kanë pagëzuar tashmë si “Heroi i Manchesterit”, ndërsa Guardiola ka një arsye më shumë për të besuar se skuadra e tij mund të dominojë sërish në Angli dhe Europë.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Tetor, 2025 16:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?