Dua Lipa është e nominuar në tre kategori në Video Music Awards 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:13

Dua Lipa është e nominuar në tre kategori në Video Music Awards 2024

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV, Video Music Awards.

Ceremonia do të fillojë në orët e para të mëngjesit të enjtes, me kohën në Kosovë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është e nominuar në tre kategori: Në kategorinë Pop, në kategorinë e kinematografisë më të mirë me këngën “Illusion” dhe në kategorinë e koreografisë më të mirë me këngën “Houdini”.
Përkundër këtyre tre nominimeve, ende nuk dihet nëse artistja shqiptare do të marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve VMA.

Në Video Music Awards, artistja që prin me nominime është Taylor Swift me 12 sosh. Nëse rrëmben një shumicë të çmimeve, krijuesja e hitit “Cardigan” me 23 çmime të deritanishme, mund të thyejë rekordin e Beyonce-s me 25 çmime të deritanishme, ose 29, që përfshijnë karrierën e saj me Destiny’s Child dhe Jay-Z.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?