Dyshja shqiptare që udhëheq Zvicrën – Xhaka dhe Jashari gati për sfidën ndaj Kosovës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 13:22

Dyshja shqiptare që udhëheq Zvicrën – Xhaka dhe Jashari gati për sfidën ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Zvicrës ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku njëra prej tyre do të jetë sfida e shumëpritur ndaj Kosovës.

Takimi do të zhvillohet më 5 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit. Përballja pritet të ketë një emocion të veçantë, pasi shumë futbollistë me prejardhje kosovare do të zbresin në fushë kundër vendit të origjinës së tyre.

Në listën e publikuar spikasin emra të njohur si Granit Xhaka, Denis Zakaria, Breel Embolo, Manuel Akanji dhe Ricardo Rodriguez, ndërsa nuk mungojnë as talentet e rinj si Ardon Jashari, Fabian Rieder dhe Dan Ndoye.

Lista e plotë e Zvicrës: Gregor Kobel, Marvin Keller, Yvon Mvogo, Manuel Akanji, Aurèle Amenda, Nico Elvedi, Miro Muheim, Ricardo Rodriguez, Isaac Schmidt, Silvan Widmer, Michel Aebischer, Breel Embolo, Remo Freuler, Cedric Itten, Ardon Jashari, Johan Manzambi, Joël Monteiro, Dan Ndoye, Fabian Rieder, Vincent Sierro, Simon Sohm, Ruben Vargas, Granit Xhaka, Denis Zakaria.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 13:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?