E bardha e vezës – zgjidhje natyrale për lëkurë të shëndetshme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2025 22:44

E bardha e vezës – zgjidhje natyrale për lëkurë të shëndetshme

Ndërsa temperaturat ndryshojnë nga vapa përvëluese në të ftohtin dimëror, lëkura jonë mbetet e ekspozuar ndaj sfidave të përditshme. Shumë njerëz harrojnë ta përfshijnë kujdesin ndaj saj në rutinën e përditshme, duke e lënë të pambrojtur ndaj akneve, rrudhave, poreve të zmadhuara dhe problemeve më serioze si ekzema apo psoriaza.

Sipas AgroWeb.org, një nga ushqyesit më të fuqishëm natyral për lëkurën gjendet pikërisht në frigoriferin tuaj: e bardha e vezës. E pasur me proteina, kalcium, magnez dhe folate, ajo ndihmon në rigjenerimin dhe pastrimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të freskët dhe të re.

Portali sjell tre receta të thjeshta maskash që mund të përgatiten në shtëpi:

Trajtimi pastrues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë çaji niseshte Kjo maskë pastron poret dhe zbut rrudhat, duke e lënë lëkurën të tendosur dhe të pastër.

Trajtimi qetësues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji xhel aloe vera
  • 1 lugë çaji çaj kamomili Ideale për lëkurë të irrituar, kjo maskë qetëson skuqjen dhe inflamacionin.

Trajtimi për aknet

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 lugë çaji mjaltë Kombinimi i limonit dhe mjaltit ndihmon në balancimin e yndyrës dhe luftimin e baktereve.

Përdorimi i këtyre maskave 1–2 herë në javë mund të sjellë ndryshime të dukshme në cilësinë e lëkurës, pa nevojën për produkte të shtrenjta kozmetike.

Flaka

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2025 22:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?