E pasigurt rritja e pagës minimale – Qeveria do të ulet në tryezë me sindikatat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:42

E pasigurt rritja e pagës minimale – Qeveria do të ulet në tryezë me sindikatat

Për shkak të performancës së dobët të Qeverisë së kaluar, edhe pagesa e rregullt e pagave për administratën është në pikëpyetje, por po punohet për zgjidhje, thotë ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, përcjell FLAKA.

Rritja e pagës minimale në 450 euro, siç kërkohet nga sindikatat, mbetet ende e paqartë. Pas ministrit të Ekonomisë Durmishi dhe kryeministrit Mickoski dhe ministri Limani, thotë se ka plan për bisedime me sindikatat dhe të gjithë të interesuarit, por buxheti është në gjendje shumë të keqe.

“Jemi në kontakt të përbashkët, është planifikuar të ulemi bashkë për të parë situatat dhe situatat reale që janë. Ne e dimë se qeveria e kaluar ka përdorur apo ka keqpërdorur një buxhet prej diku 60 deri në 80% të buxhetit të ministrisë sonë, gjë që ka vënë në pikëpyetje pagesën e pagave të rregullta, por për këtë do t’ju informojmë më tej”, tha Fatmir Limani – Ministër i politikës së çështjeve sociale

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, ditë më parë theksoi se duhet bërë një analizë serioze para se të veprohet. Sipas Koçovskës, pothuajse të gjitha marrëveshjet kolektive që janë nënshkruar në periudhën e kaluar kanë pasur mendim negativ nga financat, gjë që është e papranueshme.

“Kemi institucione që kanë rroga anormalisht të larta dhe në të njëjtën kohë nuk kontribuojnë fare dhe do të jap një shembull le të inatosen sa të duan p.sh në Ministrinë e Kulturës keni aktorë që kanë rroga të lartë, nuk kane bere ndonje shfaqje ne tre vitet e fundit, edhe une kam informacion qe jetojne jashte dhe i marrin rrogat dhe keni institucione si Ministria e Financave ku punojne 24 ore dhe ata njerez jane ne margjine për pagat që marrin, kështu që duhet bërë një analizë serioze…”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska – Ministre e Financave.

Paga minimale nuk përmendet në programin e qeverisë, rregullimi i pagës minimale sipas ndryshimeve ligjore që u miratuan në vitin 2022, bëhet një herë në vit dhe duhet të ndodhë në mars të vitit 2025. Dhe ndërkohë që qeveria akuzon udhëheqjen e mëparshme të udhëhequr nga LSDM-ja, nga partia opozitare, ndërsa sot replikan se Qeveria po kërkon arsyetime sepse ngritja e pagës minimale për ta, siç thonë nga LSDM-ja, nuk është prioritet.

Sindikatat nuk dorëzohen, prej ditësh theksojnë se Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe korrigjimi i saj duhet të ndodhë menjëherë.

Llogaritjet e LSM-së në muajt e kaluar tregojnë se një familje katër anëtarëshe i duhen 1000 euro për të kaluar muajin, vetëm për shpenzimet bazë të jetesës, të cilat aktualisht nuk mund të përballohen me dy paga minimale. FLAKA

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?