Ekspertët, ndryshimet në Kodin Penal dëmtuan imazhin e vendit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:09

Ekspertët, ndryshimet në Kodin Penal dëmtuan imazhin e vendit

Ndryshimet në Kodin Penal me çka u vjetërsuan disa vepra penale nga natyra e abuzimit me detyrën zyrtare dhe fondet publike, dhanë sinjal negativ në BE dhe imazhin negociues të shtetit në këtë fazë, shkruan Alsat.

Ekspert nga rajoni dhe vendi potencuan se ndryshimet në Kodin Penal duhet shfuqizuar nëse vendi dëshiron të tregon gatishmëri për luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kristian Duku nga Bukureshti tha se me ndryshimet e fundit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare u lehtësua në vepra të llojit që dënohen vetëm për dëm material, por pa pasoja penale.

“Ju mund të vëreni disa probleme. Ata ndryshuan abuzimin e detyrës zyrtare me dëm material. Krijuan mundësi të shumëfishta për mundësinë e përsëritjes duke i pamundësuar prokurorëve t’i çojnë lëndët në gjykatë”, tha Kristian Duku, Menaxher i përgjithshëm i Qendrës për studime të përgjithshme në Romani.

Gjykatësja Olja Ristova theksoi se gjatë hartimit të Kodit Penal, nuk u mbajt llogari për dëmin në buxhet që do të shkaktohet nga vjetërsimi i veprave penale që kryesisht kishin buruar si akuza nga ish Prokuroria Speciale Publike.

“Mos ndëshkueshmëria e atyre që ishin fajtor për këto vepra, pa mos dashur të shkelë në prezumimin e pafajësisë, por neve nuk do të mund kurrë ta mësojmë nëse ishin fajtor ose jo, pavarësisht se ata mund të mos ishin dënuar, por u krijua bindja e pandëshkueshmerisë”, u shpreh Olja Ristova, Gjykatëse.

Në panel ishte edhe Aleksandra Dejanovska ish anëtare e grupit të punës në përpilimin e Kodit Penal, ndërsa për efektet e ndryshimeve foli edhe Muhamed Halili i cili tha se ndryshimet bënë që të bien poshtë të gjitha veprat e ish PSP-së, ndërsa vetëm Katica Jenva të përfundoi në burg.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në shtator të vitit kaluar. Pas hyrjes në fuqi, shumë vepra penale të ngarkuara mbi ish funksionarët e përbërjes qeveritare të Nikolla Gruevskit arritën vjetërsimin absolut dhe u abroguan. / Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?