“Ekspertët zbulojnë: mungesa e zhurmës në EV shkakton diskomfort”
Ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në rrugët tona, një fenomen i pazakontë po ngjall shqetësim mes pasagjerëve: ndjesia e të përzierave gjatë udhëtimit. Edhe pse këto automjete ofrojnë një përvojë më të qetë dhe më ekologjike për shoferin, shumë pasagjerë raportojnë ndjesi të pakëndshme, veçanërisht në sediljet e pasme.
Çfarë po ndodh me trurin tonë? Sipas studiuesve, truri ynë është mësuar me sinjale të caktuara – si zhurma e motorit, dridhjet dhe ritmi i përshpejtimit – që ndihmojnë në parashikimin e lëvizjes. Mungesa e këtyre sinjaleve në makinat elektrike krijon një “mospërputhje nervore”, duke çuar në ndjesi të përzierash dhe diskomfort.
Frenimi rigjenerues dhe përshpejtimi i menjëhershëm Makinat elektrike përshpejtojnë menjëherë dhe ngadalësojnë në mënyrë të pazakontë përmes frenimit rigjenerues. Këto lëvizje të papritura, sidomos kur shoferi nuk është i mësuar me pedalimin e butë, mund të shkaktojnë shqetësime për pasagjerët.
Ekspertët flasin William Emond, studiues në Francë, shpjegon se truri ka nevojë për përvojë të mëparshme për të vlerësuar saktë forcat e lëvizjes. “Kur kjo mungon, truri rebelohet dhe ndodh ndjesia e të përzierave,” thotë ai.
Zgjidhje të mundshme Prodhuesit po eksperimentojnë me sinjale vizuale si ndriçimi ambient për të ndihmuar trurin të parashikojë lëvizjen. Disa marka po shtojnë edhe tinguj artificialë të motorit për të rikrijuar ndjesinë klasike të drejtimit.
Flaka
















