Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:53

Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, në debatin e sonte në “Debat në SHENJA” prezantoi projektet kryesore infrastrukturore që synon t’i realizojë në komunë.

Elmazi njoftoi se një nga prioritetet është transformimi i bulevardit kryesor në Saraj në një rrugë me katër korsi, që përfshin edhe shtigje të dedikuara për çiklistë dhe këmbësorë, duke e bërë më të sigurt dhe funksional qarkullimin për të gjithë.

“Një projekt tjetër i rëndësishëm është përmirësimi i rrugës rajonale që lidh komunën e Sarajit me komunat e Jegunovcit dhe Tearcës, duke e shtrirë nga fshati Kondovë deri në Radushë. Sipas Elmazit, ky projekt është premtuar në çdo cikël zgjedhor, por deri tani nuk është realizuar”.

Elmazi përmendi edhe ndërtimin e një rrethrrotullimi në Saraj, një kërkesë e kahmotshme veçanërisht për banorët e pjesës së majtë të komunës, si dhe ndërtimin e urës së Llokës, që së bashku me këto dy projekte konsiderohen si ndër më të mëdhatë dhe me ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Besojmë se me marrjen e pushtetit do t’i zgjidhim këto probleme që kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë,” tha Elmazi. /SHENJA/

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?