Endrick: Modrić më mësoi gjithçka në Real Madrid

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Prill, 2026 20:32

Endrick: Modrić më mësoi gjithçka në Real Madrid

Talenti brazilian Endrick, ka ndarë fjalë të mëdha vlerësimi për legjendën kroate Luka Modrić, duke e cilësuar si lojtarin që e ka impresionuar më së shumti në klubin madrilen.

Në një intervistë për The Guardian, Endrick theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm që Modrić ka pasur në zhvillimin e tij gjatë vitit të parë në Madrid.

“Është lojtari që më ka impresionuar më shumë, 100%. Më ka mësuar shumë, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshje. Ishte një masterclass futbolli”, u shpreh ai.

Sulmuesi i ri vuri në pah edhe profesionalizmin dhe përkushtimin e mesfushorit kroat, duke zbuluar se edhe në moshën 40-vjeçare, Modrić vazhdon të stërvitet çdo ditë dhe të punojë ekstra, edhe kur nuk është pjesë e formacionit.

“Ai stërvitej çdo ditë. Edhe kur nuk luante, vinte në klub dhe bënte punë shtesë. Më jepte vazhdimisht këshilla për atë që duhet të bëja në fushë”, shtoi Endrick.

Sipas tij, kjo eksperiencë ka qenë vendimtare në përshtatjen e tij te Real Madridi, duke e cilësuar Modrić si një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm që ka takuar në futboll.

Flaka

94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Prill, 2026 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?