Enrique: “Dimë si fitohen finalet, kemi 3 vite që punojmë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 21:16

Enrique: “Dimë si fitohen finalet, kemi 3 vite që punojmë”

Luis Enrique ka folur me shumë besim para finales së madhe, duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për sfida të tilla. Trajneri spanjoll deklaroi se ekipi ka tre vite që punon për të arritur në nivelet më të larta dhe se diferencat me rivalët janë minimale.

“Dimë si t’i përgatisim finalet, kemi 3 vite që punojmë. Urime Arsenalit për titullin, e merituan dhe mundën një rival si City që nuk është e lehtë. Diferenca mes nesh dhe tyre nuk është e madhe, por nuk ishte e madhe as me Interin”, u shpreh Enrique.

Ai shtoi se finalet janë ndeshje të veçanta, ku menaxhimi i emocioneve dhe i minutave është vendimtar, ndërsa paralajmëroi se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë me më pak dëshirë se kundërshtari.

“Në një ndeshje duhet të menaxhosh 90 minuta e tej ndoshta. Secila ka një histori ndryshe. Por nëse mendoni se ata janë më të uritur se ne, gaboheni”, përfundoi trajneri.

Deklaratat e Luis Enriques kanë shtuar edhe më shumë tensionin dhe pritshmëritë për përballjen finale, ku pritet një duel spektakolar mes dy skuadrave.

Flaka

66
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?