“Është një lojtarë i rrezikshëm”, Deshamps identifikon lojtarin e Portugalisë që mund t’i shkaktojë probleme Francës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:41

“Është një lojtarë i rrezikshëm”, Deshamps identifikon lojtarin e Portugalisë që mund t’i shkaktojë probleme Francës

Franca do të përballet ditën e nesërme kundër Portugalisë, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Evropian 2024.

Në prag të kësaj përballje, trajneri i “Gjelave”, Didier Deshamps, ka dalë në konferencën tradicionale për mediat, ku ka dhënë disa nga komentet e tij në lidhje me ndeshjen:

“Kam shumë opsione për të zëvendësuar Rabionë, por nuk është momenti që të flasim për këtë gjë. Nëse keni ndonjë informacion se si Portugalia do të rreshtohet, do isha shumë i lumtur që ta dëgjoja!

Skuadra po bën mirë. Kemi një shkëputje prej 4 ditësh nga ndeshja në ndeshje, pra është një punë e madhe që duhet bërë nga stafi që të rikuperojmë energjitë. Ne nuk do të stërvitemi shumë sot, sepse është dita përpara ndeshjes, por në aspektin fizik, megjithatë disa lojtarë janë më mirë se disa të tjerë. Ne kemi mundur që të përformojmë mirë në çdo takim, të përjashtojmë vetëm atë kundër Polonisë, që niveli i intensitetit ishte shumë i lartë.

Ne kemi një mbrojtje solidë, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit. Jemi duke e kontrolluar lojën më mirë se qe kemi bërë dhe sigurisht më mirë se kundërshtarët tonë. Më e rëndësishme mbetet numri i shanseve që ne krijojmë, dhe kemi pasur shumë vështirësi që t’i finalizojmë përpara portës. Me kaq ishte mjaftueshëm, por niveli i rivalitetit po shtohet.

Ronaldo ka një dhunti që e bën të fitojë, të jetë protagonist, të shënojë gola. Ai e ka atë dhe gjithmonë do ta ketë. Edhe pse tani mund të jetë me i vjetër, gjithmonë ka qenë një rival i rrezikshëm.

Nuk është në stilin tim që të bëjë zëvendësime vetëm për faktin se duhet të bëhen zëvendësime. Është e vërtetë që nuk kam bërë shumë deri më tani. Lojtarët në fushë nuk kanë shfaqur shenja lodhjeje.

Këto janë ndeshje me nivel të madh. Mund të vendosen nga gjëra të vogla. Të dyja skuadrat kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Ka shumë kualitet në këtë skuadër të Portugalisë, ashtu si ka te i joni. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Europë. Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje e madhe. Historikisht, rezultatet kanë qenë të ngushta midis nesh, por në këtë fazë të kompeticionit, është e vështirë të kesh një skuadër mbizotëruese. Do të jetë një çerekfinale e bukur.

Është ndeshja më e rëndësishme e raundit. Portugalia dhe Franca janë ndër favoritët kryesorë, me objektivin për ta fituar të gjithë kompeticionin. Në raundin çerekfinal, vetëm skuadrat më të mira do të mbijetojnë.

Edhe pse situatat janë të ndryshme, është e mirë që të shikosh eksperiencat e mëparshme me kundërshtarin. Mund të duken të njëjta, por kurrë nuk është konteksti i njëjtë, me të njëjtit lojtarë. Sigurisht që ata ndihmojnë shumë, por ne duhet të adaptohemi me situatat e reja. Ne e dimë që përballja e nesërme do të na prezantojë ne me mundësinë që të prekim gjysmëfinalet.

Portugalia është një ekip i mirë me lojtarë të mëdhenj. Në rrugëtimin që kanë pasur, njësoj si ne, ata kanë pasur probleme. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Europë dhe po pres një lojë të madhe nesër”, ka shtuar më tej ai. /Panorama Sport/

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?