Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:11

Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim

Sipas raportit të ri të Bankës Botërore e titulluar “Përmbledhje e financave publike klimatike të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë se me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim. Bazuar në raportet e tyre, gjatë 50 vitet e fundit vendi ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të dendura. Vetëm në dy dekadat e fundit, theksohet se vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Në të, madje thuhet se vendi duhet të bëjë një sërë reformash për t’u përgatitur për kërcënimet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të vazhduar me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Massimiliano Paolucci, marrja e veprimeve të menjëhershme për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike është prioritet, por sipas tij nevojiten edhe një sërë politikash dhe investime të konsiderueshme.

Massimiliano Paolucci, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore

Ndikimet klimatike pritet të intensifikohen së bashku me emetimet e gazeve serrë, të cilat do ta bëjnë vendin më të nxehtë dhe më të thatë, dhe do të përballet me shira të rrëmbyeshëm më të shpeshtë dhe më të fortë që do të çojnë në përmbytje”.

Raporti thekson rëndësinë e politikave fiskale të zgjuara për të absorbuar humbjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Megjithatë, raporti thekson edhe nevojën që vendi të vendosë shpejt një çmim për emetimet e dioksidit të karbonit për të kufizuar emetimet e gazeve serrë dhe për të rritur të ardhura të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, potencialisht deri në 730 milionë euro në vit.

Sanja Madžarevic-Sujster, ekonomistja e lartë në Bankën Botërore dhe autore e raportit

Të ardhurat nga çmimi i karbonit mund të mbështesin familjet dhe bizneset gjatë një tranzicioni të gjelbër shumë të nevojshëm dhe të ofrojnë përfitime të përbashkëta si përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe shëndetit”.

Ndërsa vendi synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe të përmbushë objektivat e tij për emetimet zero, raporti thekson rëndësinë e mbështetjes së tranzicionit të gjelbër të vendit nëpërmjet masave të politikës fiskale. /SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?