FFK prezanton “prurjet” e reja te përfaqësuesja e futbollit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:12

FFK prezanton “prurjet” e reja te përfaqësuesja e futbollit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në listën prej 25 lojtarëve të ftuar nga Franko Foda, janë tre emra të rinj, që janë prezantuar nga Federata Futbollistik e Kosovës. Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani e Eliot Bujupi, janë emra të rinj të Kosova.

“Unë jam Elvis Rexhbeçaj, lojtari i ri i Kosovës. Forca Kosova,” e nisi ylli i Augsburgut.

“Unë jam Fisnik Asllani, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Krenari me përfaqësu Kosovën. Djemtë dhe stafi në përgjithësi më kanë pritë shumë mirë. Forca Kosova,” e vazhdoi Asllani.

Teksa Bujupi tha: “Unë jam Eliot Bujupi, lojtari i ri i Kosovës. Mezi s’kam prit me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova.”

Rexhbeçaj, 26-vjeçar, luan te Augsburg në Bundesligën e Gjermanisë, ku e ka nisur shumë mirë, ku edhe ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Asllani, 22-vjeçar, luan te Elversberg, i huazuar nga Hofenheim, ka treguar formë të lartë në këtë fillim në Bundesliga 2.

Bujupi, 18-vjeçar, luan te Stuttgart U19, ku ka shënuar tetë gola në katër paraqitjet e para këtë sezon, teksa vjen edhe pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren e Kosovës U19.

Kujtojmë se “Dardanët” fillimisht do të përballen me Rumaninë më 6 shtator në Fadil Vokrri, teksa tre ditë më vonë udhëtojnë në Larnaca, për t’u përballur me Qipron./Nacionale/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?