Fisnik Asllani pranë transferimit te Borussia Dortmund, marrëveshja drejt finalizimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Qershor, 2026 19:26

Fisnik Asllani pranë transferimit te Borussia Dortmund, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë një transferimi të madh në Bundesliga. Sipas gazetarit kosovar Arlind Sadiku, 23-vjeçari pritet t’i bashkohet Borussia Dortmundit, me marrëveshjen që raportohet se tashmë është arritur mes palëve.

Asllani vjen pas një sezoni mjaft të suksesshëm me Hoffenheimin, ku regjistroi 11 gola dhe 10 asistime në 35 ndeshje zyrtare, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Megjithatë, duket se Borussia Dortmund ka fituar garën për firmën e sulmuesit, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit kosovar. Kontrata aktuale e Asllanit me Hoffenheimin është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një klauzolë largimi.

Sipas raportimeve, për shkak të pjesëmarrjes së rregullt të Dortmundit në Ligën e Kampionëve gjatë viteve të fundit, klauzola e lirimit llogaritet rreth 30 milionë euro.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Borussia Dortmund apo Hoffenheim, por nëse transferimi finalizohet, Asllani do të përforcojë repartin ofensiv të klubit verdhezi për sezonin e ri.

Flaka

283

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Qershor, 2026 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
283

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut