Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Coach of the Year” në ceremoninë SPORT BILD 2025, duke marrë një tjetër njohje të madhe për punën e tij të jashtëzakonshme në sezonin 2024/25.
Edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht në galanë e mbajtur në Hamburg, Flick u lidh drejtpërdrejt nga Barcelona dhe mbajti një fjalim ku theksoi se ky çmim është meritë e të gjithë stafit të tij teknik.
Hansi Flick: “Jam shumë i lumtur ta marr këtë si përfaqësues i stafit tim. Është një çmim i madh që e kemi fituar, ndaj faleminderit shumë. Si trajner je gjithmonë në vijën e parë – merr kritika, por edhe lavdërime. Këtu në Barcelonë kam një staf që bën një punë të shkëlqyer dhe është kënaqësi të punosh me ta. Të shohësh lojtarët çdo ditë është motivimi më i madh.”
Ky çmim vjen pas një sezoni historik për Barcelonën, ku nën drejtimin e Flick, klubi fitoi tripletën vendase (La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës) dhe arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Gusht, 2025 10:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.