Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka refuzuar të futet në polemika pas deklaratave të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, lidhur me arbitrat dhe garën në La Liga.
Gjatë një konference për media, Flick u pyet për komentet e Perezit, i cili kishte deklaruar se Real Madridit i është “vjedhur” 18 pikë këtë sezon dhe shtatë tituj të La Ligës ndër vite.
Tekniku gjerman zgjodhi të mos e zgjasë debatin, duke dhënë një përgjigje të shkurtër por të fortë:
“Nuk mendoj se kjo meriton ndonjë përgjigje.”
Deklarata e Flick është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, me shumë tifozë që e kanë interpretuar si një “thumbim elegant” ndaj presidentit madrilen.
Tensionet mes Barcelonës dhe Real Madridit vazhdojnë të mbeten të larta, sidomos në një sezon të mbushur me polemika rreth arbitrimit në futbollin spanjoll.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Maj, 2026 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.