Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë lajmin që të gjithë tifozët blaugrana prisnin: rikthimi i Lamine Yamal nga dëmtimi është shumë pranë.
“Lamine stërviti mirë dje dhe sot, ndaj është afër rikthimit në fushë”, deklaroi Flick në konferencë për shtyp.
Gjermani foli edhe për çështjen e Topit të Artë, ku Yamal përfundoi i dyti pas Ousmane Dembélé. “Mosfitimi këtë vit është një motivim i madh për të. Ai e merr pozitivisht dhe jam i bindur se do të ketë shumë mundësi për ta fituar në të ardhmen”, tha Flick.
Yamal, vetëm 18 vjeç, tashmë ka fituar dy herë Trofeun Kopa dhe shihet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. Rikthimi i tij pritet të jetë një shtysë e madhe për Barcelonën në garën për La Liga dhe Champions League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Shtator, 2025 15:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.