Flik rikthen Ansu Fatin në ekipin e parë për sfidën ndaj Xhironës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:17 Përditësuar

Flik rikthen Ansu Fatin në ekipin e parë për sfidën ndaj Xhironës

Barcelona e Hansi Flik është rikthyer në stërvitje të hënën në mëngjes, pasi ka shijuar katër ditë pushim. Kishte një pritje të madhe për dy lojtarë në veçanti: Ansu Fati dhe Frenki de Jong. I pari, pa rrethana të paparashikuara, do të përfshihet në listën e lojtarëve të thirrur për derbin ndaj Xhirona, ndërsa i dyti nuk është ende gati.

Sulmuesi spanjoll, raporton “Marca”, kishte kryer tashmë disa ushtrime në fushë gjatë javës së kaluar, edhe pse punoi veçmas. Të hënën iu bashkua grupit dhe e përballoi mirë ritmin e ngarkesën e punës. Gjithçka tregon, pra, se ai tashmë është shëruar nga fashiti i shputës së këmbës së djathtë, të pësuar më 24 korrik, dhe se do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës, e vlefshme për javën e pestë të La Liga-s.

Mesfushori holandez nuk është rikuperuar ende plotësisht nga ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë, dëmtim që e shqetëson nga sezoni i kaluar dhe e detyroi të humbiste Kampionatin Europian. Edhe pse Flik kishte treguar optimizëm të kujdesshëm në lidhje me rikthimin e tij disa ditë më parë, De Jong është ende duke punuar individualisht.

“Shpresoj se ai nuk duhet t’i nënshtrohet një operacioni, është në fazën e rikuperimit, ka bërë një hap të madh përpara dhe tani duhet të presim”.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?