Florentino Pérez: Nuk largohem derisa dikush të më mund

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 20:12

Florentino Pérez: Nuk largohem derisa dikush të më mund

Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka reaguar ashpër ndaj zërave dhe kritikave që kanë qarkulluar së fundmi rreth të ardhmes së tij në krye të klubit madrilen.

Në një deklaratë të fortë dhe plot vetëbesim, Pérez theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i presidentit, duke sfiduar hapur çdo kundërshtar të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme të klubit.

“Do të largohem vetëm kur dikush të më mundë në zgjedhje. Le të shohim kush fiton kundër meje”, deklaroi ai.

Kreu i klubit reagoi edhe ndaj thashethemeve mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe pretendimeve se dëshiron të largohet nga drejtimi i “Los Blancos”.

“Njerëzit thonë se kam kancer, se dua të largohem… doni të largohem? Në rregull, le të mbahen zgjedhjet dhe të shohim kush fiton”, u shpreh Pérez.

Ai shtoi se do të kandidojë sërish për të “mbrojtur interesat e anëtarëve të Real Madridit”, duke insistuar se presionet dhe sulmet ndaj tij vetëm sa i japin më shumë motivim.

“Askush nuk do të më frikësojë. Këto gjëra më japin energji. Jam ende president i klubit, ashtu siç drejtoj edhe kompaninë time me qarkullim miliarda euro në vit”, deklaroi ai.

Në fund, Pérez mohoi kategorikisht zërat për probleme shëndetësore:

“Shëndeti im është perfekt. Nëse do të kisha kancer, e gjithë bota do ta dinte”.

Deklaratat e presidentit të Real Madridit kanë bërë bujë të madhe në mediat sportive dhe pritet të sjellin reagime të shumta nga tifozët dhe opinioni publik.

Flaka

83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?