Foda: Ekipi është në formë të jashtëzakonshme dhe i motivuar për fitore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:07

Foda: Ekipi është në formë të jashtëzakonshme dhe i motivuar për fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Franko Foda, është deklaruar për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë ndaj Rumanisë dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Fillimisht Kosova do të jetë nikoqir i Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’ më datë 6 shtator, ndërsa tri ditë më vonë (9 shtator) do të luajë në udhëtim ndaj Qipros. Në konferencën për media, Foda ka thënë se ekipi i Kosovës është në një formë jashtëzakonisht të mirë dhe se janë të motivuar për të arritur fitoren.

“Tanimë i kemi përfunduar miqësoret dhe po përgatitemi për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Të gjithë lojtarët janë në formë jashtëzakonisht të mirë. Për ndeshjen e parë në shtëpi jemi shumë të motivuar dhe të lumtur, prandaj do të bëjmë gjithçka që kundër Rumanisë të arrijmë fitore”, ka thënë fillimisht Foda.

Tutje, tekniku gjerman është shprehur i lumtur për faktin se në këto dy ndeshje do të ketë më shumë opsione për të zgjedhur në krahasim me ndeshjet e kaluara.

“Është jashtëzakonisht e mirë kur ke kaq shumë lojtarë në formë dhe ke mundësi të zgjedhësh. Në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar aq shumë gola, por tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani. Ata kanë shënuar me skuadrat e tyre dhe shpresojmë që të shënojnë edhe me kombëtaren”, deklaroi ai.

Për fund, 58-vjeçari tha se qëllimi i tyre kryesor është që të fitojnë ndeshjen e parë dhe të renditen si lider në grup.

“Nuk e kemi si qëllim vetëm të jemi favorit, qëllimi më i rëndësishëm për ne është që ta fitojmë ndeshjen e parë. Sigurisht se objektivi ynë është të jemi favorit, t’i fitojmë ndeshjet dhe të jemi të parët në grup”, përfundoi timonieri i Kosovës.

Kujtojmë se përveç Rumanisë dhe Qipros, në grupin ku bën pjesë Kosova gjendet edhe Lituania.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?