Franca, Deschamps pas ndeshjes: Krijuam më shumë se Belgjika, besoj te skuadra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:45

Franca, Deschamps pas ndeshjes: Krijuam më shumë se Belgjika, besoj te skuadra

Numri një i stolit të Francës, Didier Deschamps u shpreh i lumtur pas suksesit 1-0 ndaj Belgjikës në Europian.

“Ne bëmë gjithçka mundëm që të krijonim mundësi, dhe ne krijuam më shumë se ata, po ne pritëm kundërshtarin dhe ata ranë në grackën tonë. Më pëlqen kjo gjë, por në të njëjtën kohë nuk mundesh të fitosh gjithmonë vetëm duke pasur zotërimin e topit. E di që njerëzit prisnin nga ne që të kualifikoheshim në çerekfinale, por le të shijojmë momentin. Asgjë nuk vjen me një të kërcitur të gishtave. Ne jemi në çerekfinale dhe kjo është një fazë e rëndësishmë.

Një autogol, është i devijuar, gjë që do të thotë se dikush duhet të gjuajë. Nëse gjuajtja shkon në portë, le të shkojë. Skuadrat më të mira luajnë në kompeticion dhe ndeshjet janë shumë të tensionuara. Ne gjithmonë e kemi pasur kapacitetin për të shënuar më shumë. Ka qenë një problem ky që në fillimin e Europianit por ne gjithmonë kemi krijuar mundësi. Ne duam të ecim përpara, dhe nuk do ta lejojmë që kjo gjë të na bëhet si barrierë psikologjike. Mbape po mësohet me maskën. Ai po bëhet më i mirë me të. Ajo mund ta dëmtojë vizionin e tij. Ai thotë që është njësoj sikur të shikosh gjëra në 3D. Me shikimin drejtë është mirë, por në cepa vuan. Besoj se do mësohet me të në javët ose muajt në vazhdim” – tha ai.

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?