“France Football” zbulon listën me 30 kandidatë për “Topin e Artë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:09

“France Football” zbulon listën me 30 kandidatë për “Topin e Artë”

Për gati 15 vjet dominuan skenën e futbollit botëror dhe atë të ceremonive të “Topit të Artë”. Por tani ka nisur një erë e re me Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, që kanë hapur krahun për yjet e tjerë të së tashmes dhe të ardhmes. Si sulmuesi argjentinas, ashtu edhe ai portugez janë jashtë listës së shkurtër të kandidatëve për të fituar “Topin e Artë 2024”. Nëse dikur ishte më e lehtë të parashikohej fituesi, pasi trofeu ndahej përgjithësisht mes tyre, tani zgjedhja është shumë e vështirë.

Në listën e “France Football” dhe FIFA, favoritët janë të shumtë, megjithëse sipas mediave ndërkombëtare pesë prej tyre kanë kuota më të larta në këtë garë.

Fitues i “Euro 2024” me Spanjën, i titullit kampion në Angli, Botërorit për Klube dhe Superkupës së Europës, autor i 12 golave dhe 5 asistimeve, Rodri shihet mes pretendentëve kryesorë.
Por sfida e mesfushorit spanjoll pritet të jetë e fortë me disa prej golashënuesëve dhe fituesve të tjerë. Vinisius Xhunior dhe Xhud Belingam fituan thuajse gjithçka me Real Madridit, Ligës së Kampionëve, La Liga e Superkupën e Spanjës. Braziliani shënoi 26 gola e 12 asist, ndërsa anglezi ndihmoi madrilenët me 27 gola dhe 17 asist të tjerë. Shifra mbreslënëse që nuk mund t’I lenë ata jashtë listës së ngushtë të pretendentëve të “Topit të Artë”.

I njëjti diskutim vlen edhe për Erling Haland e Lautaro Martinez. Për sulmuesin norvegjez 45 gola e 6 asist për titullin në Premier Ligë, Botërorin e Klubeve e Superkupën e Europës me Man. Sitin.

Nga ana tjetër, Lautaro Martinez shënoi 35 gola dhe 8 asist për titullin kampion e Superkupën e Italisë me Inter si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës.
Lista e zgjeruar me 30 finalistët e fundit për “Topin e Artë” plotësohet me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, si: Kilian Mbape, Hari Kejn, Lamine Jamal apo Fil Foden.

Gjithçka do të zbulohet më 28 tetor në ceremoninë që do të zhvillohet në Paris, ndërsa edhe një herë do të votojnë trajnerët e kapitenët e kombëtareve si dhe 100 gazetarë sportivë nga e gjithë bota, të akredituar nga “France Football”.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?