Galeria Kombëtare do të hapet në fund të 2025

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:09

Galeria Kombëtare do të hapet në fund të 2025

“Që prej 2021 Galeria Kombëtare vijon të jetë e mbyllur, ndërsa punimet vijojnë ende. Deri më tani janë kryer 36% e punimeve, ndërsa krahas godinës fillestare është shtuar edhe një godinë simotër”, raporton gazetarja Anisa Krraba.

Më këtë godinë të re shtohet me 4000 m2 hapësira e vënë në dispozicion të artit pamor.

Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Ka mbaruar faza e rikonstruksionit dhe pastaj fillon faza e rifiniturës. Është një fazë pak më e gjatë sepse përfshin edhe pjesën teknologjike brenda. Pjesa mbrapme e godinës kryesore, është vendosur pjesa e shtesës.

Projekti i Glerisë Kombëtare të Arteve, duhej të ishte dorëzuar në fund të vitit të kaluar. Megjithatë gjatë 2023 një rikonceptim i projketit, për përforcim të Godinës dhe strukturës solli vonesën e punimeve.

Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Kemi pasur një problem sa i përket hapjes së gropës me objektin. Ka pasur probleme me ujrat nëntokësor, kështu që u detyruam ta bënim me pilota.

Edhe pse sot Galeria Kombëtare e Arteve është një kantier, projekti parashikon që të ruhen, disa nga detajet dhe hapësira identitare të godinës fillestare.

Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Pjesa origjinale rruhet struktura, forma e jashtme, shkallët edhe veshja e saj që do të ruhet i njëjti still siç ka qenë.

Sipas grafikut të punimeve, vepra e plotë e ristrukturimit dhe restuarimit të Galerisë, parashikohet të dorëzohet fund tetorin e vitit 2025. Menjëhere pas inagurimit, strukturimi dhe linja e ekspozitave do t’i përshatet statusit të ri të këtij institucioni i cili do të jetë, Muze i Arteve Pamore të vendit.

Tv Klan

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?