Gashi-Garsia: Bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Spanjës duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:20

Gashi-Garsia: Bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Spanjës duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin spanjoll, SH.T. Hose Luis Lozano Garsia, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit të RMV-së.

Gashi, theksojnë nga atje, u shpreh i kënaqur për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë e merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian.

“Themelimi i vazhdueshëm i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Spanjës kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dy vendeve tona.

Po ashtu, Gashi falënderoi për Programin e Trajnimit Profesional për nëpunësit e Kuvendit tonë në Parlamentin e Spanjës, i cili organizohet çdo vit.

Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare, të cilat përvojat spanjolle do t’i bartin te deputetët tanë, por edhe në nivelin më të lartë – te kryetarët e parlamenteve”, thuhet në njoftim.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?