Gashi në takim me euroambasadorin e ri: RMV do të vazhdojë reformat e brendshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:04

Gashi në takim me euroambasadorin e ri: RMV do të vazhdojë reformat e brendshme

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i uroi mirëseardhje ambasadorit të sapoemëruar evropian, Mihailis Rokas, në vend, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në takimin e sotëm në Kuvend, kryetari Gashi dhe ambasadori Rokas shprehën pritjen që institucionet e BE-së, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të mbajtura në qershor të këtij viti, të ruajnë notën pozitive sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëbiseduesit iu referuan edhe nevojës për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e detyrave të brendshme, me qëllim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, veçanërisht në fushat kryesore. Kryetari Gashi theksoi se Kuvendi është i përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e harmonizimit me legjislacionin evropian dhe forcimin e rolit mbikëqyrës”.

“Ai shprehu gatishmërinë për të forcuar dhe futur dinamikë të re në bashkëpunimin dhe komunikimin midis Kuvendit të RMV-së dhe Parlamentit Evropian, më pas duke e theksuar rëndësinë e procesit “Zhan Mone”, nga i cili deri më tani kanë dalë dy
dokumente të rëndësishme për pushtetin legjislativ në vend – Kodi Etik dhe Rregullorja e re”, thuhet në njoftim.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për nevojën e forcimit të dialogut politik në vend, duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët të integrimit evropian, si përcaktim strategjik të vendit.

Ambasadori Rokas theksoi se qëllimi i tij është ti ndihmojë vendit të bëjë hapa të dukshëm në këtë fazë të procesit të integrimit në BE. Ai e theksoi edhe rëndësinë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se kjo është mundësia për t'i forcuar kapacitetet për anëtarësim në BE të vendeve të rajonit.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?