Barcelona ka marrë një goditje të madhe, pasi mesfushori i talentuar Pablo Páez Gavira – Gavi do të mungojë për 4 deri në 5 muaj pas një dëmtimi serioz në gju.
Sipas raportimeve të Diario AS, askush në klub nuk e priste një diagnozë kaq të rëndë. Madje edhe kirurgu që kreu operacionin mbeti i habitur kur pa se, përveç ligamentit, ishte dëmtuar edhe kërc i gjurit.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kur mjekët i komunikuan Gavit se dëmtimi ishte shumë më i rëndë se sa mendohej fillimisht, lojtari shpërtheu në lot, duke kuptuar se do të mungojë për një kohë të gjatë – madje edhe në një sezon Botërori.
Ky është një tjetër fatkeqësi për 21-vjeçarin, i cili vetëm një vit më parë kishte kaluar një dëmtim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar. Rikuperimi i tij do të jetë i gjatë, por Barcelona dhe tifozët i kanë dërguar mesazhe të shumta mbështetjeje, duke besuar se ai do të rikthehet më i fortë se kurrë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Shtator, 2025 15:52 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.