Gaza, vr’iten 5 palestinezë në sulmin izraelit në Khan Younis

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 20:45

Gaza, vr’iten 5 palestinezë në sulmin izraelit në Khan Younis

Të paktën 5 palestinezë u vranë në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët, një mjet ajror pa pilot izraelit (dron) bombardoi një grup palestinezësh që prisnin në kryqëzimin Abu Humaid të Khan Younis.

Burimet shëndetësore në spitalin “Nasser” në qytet thanë se në spital u transferuan trupat e pajetë të 5 palestinezëve që humbën jetën në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në një pikë ku palestinezët u grumbulluan në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, për të cilën thuhet se është e ashtuquajtur “zonë e sigurt”.

Ushtria izraelite kreu sulme intensive artilerie gjatë natës ndaj lagjeve Tel el-Heava, Sabra, Zeitoun dhe Sheikh Ajlin në jug të qytetit të Gazës. Ushtarët izraelitë hynë në lagjet në fjalë, hapën zjarr me armë automatike mbi shtëpitë palestineze dhe hodhën në erë me eksploziv disa shtëpi dhe ndërtesa në zonë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 39.363 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra ndërsa janë plagosur 90.923 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?