Gaza, vr’iten mbi 40 palestinezë në një sulm ajror izraelit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:53

Gaza, vr’iten mbi 40 palestinezë në një sulm ajror izraelit

Të paktën 40 palestinezë u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën këtë mëngjes në sulmet ajrore izraelite në një kamp në qytezën Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë thanë se Izraeli goditi zonën Al-Mawasi, një zonë e përcaktuar si humanitare, me të paktën tre raketa.

Të paktën 20 tenda ku po qëndrojnë palestinezët e zhvendosur janë djegur nga zjarri, ndërsa raketat shkaktuan edhe kratere të thella.

Një zyrtar i emergjencës civile në Gaza madje tha se kishte rreth 65 viktima dhe ekipet ende po hetojnë për të vdekurit dhe të plagosurit nga zona.

Zyrtari tha se ekipet janë përballur me vështirësi për të kërkuar viktimat që mund të ishin varrosur.

Teksa ushtria izraelite pretendoi se “goditi terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur brenda zonës humanitare në Khan Younis”, Hamasi mohoi akuzat, duke thënë se kjo është “një gënjeshtër e qartë që synon të justifikojë këto krime të shëmtuara”.

Në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, që zgjat tashmë gati një vit, janë vrarë rreth 41.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur afro 94.800 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Një bllokadë e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?