Geer: Procesi i zgjerimit mbetet prioritet strategjik i BE-së, RMV-ja ta shfrytëzojë momentin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:04

Geer: Procesi i zgjerimit mbetet prioritet strategjik i BE-së, RMV-ja ta shfrytëzojë momentin

Maqedonia e Veriut dhe tërë Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv për të ecur përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është porosia e ambasadorit të BE-së në Shkup, David Geer.

“Kuptohet që liderët e qeverive, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fakt pas zgjedhjeve evropiane treguan angazhim se vizioni i tyre strategjik në pesë vitet e ardhshme do të jetë edhe procesi i zgjerimit. Kështu që, mund të them se procesi i zgjerimit mbetet prioritet kryesor gjithashtu edhe për strukturën e ardhshme të institucioneve evropiane. Kështu që, nuk shoh këtu kurrfarë ndryshimi. Çështja e vetme që mund ta shtoj është se në këtë moment me të vërtetë ekziston moment i madh dhe mundësi e madhe që të mundet Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë në kontekst të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha David Geer, ambasador i BE-së në Shkup

Ndryshe, qytetarët e 27 vendeve anëtare të BE-së, prej 6 deri më 9 qershor votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian për një mandat pesëvjeçar. Ndonëse në këto zgjedhje është vërejtur rritje e ndjeshme e partive të së djathtës ekstreme, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe majtë, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët janë renditur në vendin e parë dhe të dytë. Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?