Gjermani: Grua nga Ballkani gjobitet 50 euro për tharje rrobash në ballkon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Tetor, 2025 15:35

Gjermani: Grua nga Ballkani gjobitet 50 euro për tharje rrobash në ballkon

Një ngjarje e pazakontë në Gjermani ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi një grua me origjinë nga Ballkani është gjobitur me 50 euro për shkak se kishte tharë rrobat në ballkonin e saj.

Rasti u bë publik nga vetë gruaja në grupin e Facebook-ut “Balkanci in Germany”, ku ajo tregoi se kishte marrë një paralajmërim zyrtar për “mosrespektim të rregullave të banesës”.

“S’po e di më nëse më lejohet të bëj ndonjë gjë në këtë vend! Ishte ditë me diell, i lava rrobat, i vendosa në ballkon të thaheshin. Fqinja sipër filloi të bërtiste se ‘i duken keq kur i sheh poshtë’. Mendova se po bënte shaka, por tre ditë më vonë më erdhi letra me gjobën dhe paralajmërimin”, – shkroi ajo me ironi.

Në shpjegimin e autoriteteve thuhej se “në ndërtesën përkatëse nuk lejohet që rrobat të shihen nga jashtë”. Gruaja reagoi me humor duke pyetur:

“Po ku t’i thaj atëherë, në frigorifer?”

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta mes përdoruesve, ku shumë prej tyre e kanë cilësuar gjobën si absurde dhe shembull të rregullave tepër të rrepta në Gjermani.

Flaka

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Tetor, 2025 15:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?