Gjermania në telashe para përballjes me Danimarkën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:45

Gjermania në telashe para përballjes me Danimarkën

Përfaqësuesja gjermane nuk po përgatitet në kushtet më ideale të mundshme për fillimin e fazës me eliminim direkt në “Euro 2024”.

Skuadra e Nagelasman ka qenë thuajse e izoluar brenda këto ditë në qendrën stërvitore që ka zgjedhur për Europanin për një arsye të pazakontë. Kushtet atmosferike të këtyre javëve në Gjermani kanë bërë qendra stërvitore e cila është e vendosur në një pyll në Herzogenaurah, të pushtohet nga mushkonjat.

Një situatë e cila ka alarmuar edhe trajnerin Julian Nagelsman i cili e konfirmoi zyrtarisht para mediave.

“Kemi një pushtim të tmerrshëm mushkonjash. Duhet që gjithmonë të sigurohemi që ka erë jashtë që të mos ketë shumë mushkonja, përndryshe duhet të qëndrojmë në ambientet e brendshme”, tha ai.

Sipas “BILD”, Federata Gjermane u përpoq të zgjidhte problemin duke përdorur solucione kundër mushkonjave dhe tym kakaoje që mendohet se largon këto insekte. Por kjo ka bërë që në qendrën stërvitore tani të nuhatet një erë shumë e rëndë e keqe që shkaktohet nga këto përzierje solucionesh, duke bërë edhe më të vështirë qëndrimin jashtë të futbollistëve. Ndaj këta të fundit janë detyruar që të kalojnë orët e lira të ditëve të fundit të mbyllur në dhomat e tyre apo sallat e brendshme.

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?