Fransoa Leteksier do të gjykojë finalen e “Euro 2024” mes Spanjës dhe Anglisë, ndeshje që do të luhet të dielën, mbrëmjen e 14 korrikut në Berlin. Gjyqtari 35-vjeçar, ndërkombëtar që prej vitit 2017, ka drejtuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në këtë turne ai ka drejtuar tri ndeshje: Danimarkë-Serbi e Kroaci-Shqipëri në fazën e grupeve si dhe Spanjë-Gjeorgji (1/8-at).
Ai ka gjykuar edhe Superkupën e Europës një vit më parë mes Man Sitit dhe Seviljes, ndërkohë që do të asistohet nga patriotët e tij Siril Munjier dhe Mehdi Rahmouni. Gjyqtar i katërt do të jetë polaku Shimon Marçiniak. Ky i fundit shihej si favorit për finalen, por ka humbur garën me Leteksierin.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
11 Korrik, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.