Gjyqtarja shqiptare e revoltuar me mediat: Më vlerësoni për punën, jo për format e trupit | FOTO
Gjyqtarja shqiptare e ndeshjeve të futbollit Emanuela Rusta ka reaguar lidhur me lajmet e ndryshme që janë publikuar në media, ku i referohen asaj jo për punën që bën por për format trupore që ka.
Duke folur për mediat e huaja, gjyqtarja thotë se ajo që duhet bërë është fokusi te puna profesionale dhe jo te dukja e saj, pasi kjo gjë e ka bezdisur.
“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera”, tha ajo duke shtuar: “Arbitërimi nuk është çështje gjinie, por kompetence”.
30-vjeçarja me origjinë Shqiptare ka drejtuar ndeshje të superligës së meshkujve në vendin tonë, por muajt e fundit është drejtuar kompeticione të tjera në Evropë.
Më përpara Emanuela ka pasur një jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh publikonte foto të ndryshme nga jeta e saj. Tashmë ajo i ka mbyllur këto mjete komunikimin dhe shkak janë bërë komentet e shumta seksiste që merrte.
“Duhet të luftosh shumë që të pranohesh. Megjithëse në dukje është një mjedis kryesisht mashkullor, ndihem e respektuar dhe e vlerësuar për punën që bëj në fushë”, thotë shqiptarja.
Pavarësisht se e lodhur me komentet në rrjet dhe lajmet në media, dëshira e Emanuelës është që të drejtojë kompeticione më të rëndësishme në futboll.