Mbrojtësi i kombëtares angleze, Marc Guehi, ka hedhur akuza ndaj Liverpool-it për dështimin e transferimit të tij gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve, marrëveshja ishte pothuajse e mbyllur, por u prish në momentet e fundit për shkak të problemeve të brendshme të klubit dhe mungesës së një zëvendësuesi nga ana e Crystal Palace.
I zhgënjyer nga kjo situatë, Guehi ka vendosur të mos presë më gjatë dhe ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij: në verën e vitit 2026 ai do të transferohet te Real Madrid.
Raportimet nga mediat britanike dhe spanjolle theksojnë se mbrojtësi tashmë i ka informuar përfaqësuesit e tij për dëshirën për të veshur fanellën e “Los Blancos”, duke refuzuar çdo tentativë të re nga Liverpool. Real Madrid e sheh Guehin si pasuesin ideal të David Alaba dhe një partner afatgjatë për Eder Militão.
Ky vendim shihet si një goditje e madhe për Liverpool-in, që e kishte identifikuar 25-vjeçarin si shtyllë të mbrojtjes për vitet e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Shtator, 2025 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.