Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me sinqeritet pas fitores dramatike ndaj Girona-s, duke e krahasuar reagimin e tij me kohën kur ishte në krye të Bayern Munich.
“Kur fituam 8-2 ndaj Barcelonës me Bayern, nuk buzëqesha fare. Dhe tani, shikoni reagimin tim pas ndeshjes me Gironën… është ndryshe. Arsyeja është e thjeshtë: unë e dua këtë klub, e dua këtë popull”, tha Flick, duke treguar lidhjen emocionale që ka krijuar me katalanasit.
Gjermani, i cili shpesh është parë si një trajner i ftohtë dhe i përmbajtur, pranoi se Barcelona e ka bërë më emocional dhe më të lidhur me futbollin në një mënyrë ndryshe nga e kaluara e tij. Deklaratat e tij kanë ngrohur zemrat e tifozëve blaugrana, të cilët e shohin si një lider të përkushtuar në një moment të rëndësishëm të sezonit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Tetor, 2025 18:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.