Hiqet gjuha shqipe nga shenjat e autostradës Bllacë-Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:39

Hiqet gjuha shqipe nga shenjat e autostradës Bllacë-Shkup

Në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në këto tre gjuhë, pa gjuhën shqipe, janë vënë sot mbishkrimet e reja në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, konkretisht afër rrethrrotullimeve të 2 kilometërshit të parë të autostradë Bllacë-Shkup, shkruan gazeta KOHA.

Shenjat ku shkruhet “Република Северна Македонија” dhe tjetra “Добредојдовте во Република Северна Македонија” të shoqëruara edhe nga shkrimi në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa e njëjta ka nis që ta heq shqipen nga shenjat në rrugët me të cilët menaxhon kjo ndërmarrje.

Ndryshe, tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për ta heq gjuhën shqipe nga përdorimi, ka nis që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM. Është kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski që ka caktuar mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

Iniciativa e Kostadinovskit është mbështetur drejtpërdrejt nga VMRO e kryeministrit Mickoski, ndërsa është arsyetuar edhe nga koalicioni VLEN, të cilët kanë siguruar se nuk shfuqizohet Ligji, por vetëm disa nene. (koha.mk)

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?