Historike në NBA: Los Angeles Lakers shitet për 10 miliardë dollarë
Historike në NBA: Los Angeles Lakers shitet për një shifër rekord, duke i dhënë fund epokës së familjes Buss pas më shumë se katër dekadash. Shumica e aksioneve kalojnë te Mark Walter (TWG Global), në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 12 miliardë dollarë.
Fundi i një epoke, fillimi i një tjetre
- Familja Buss, që bleu Lakers në vitin 1979 për 67.5 milionë dollarë, largohet pas 46 vitesh pronësie.
- Gjatë kësaj periudhe, Lakers fituan 11 tituj kampionë të NBA-së:
- 5 me Magic Johnson,
- 3 me Shaquille O’Neal & Kobe Bryant,
- 2 me Kobe Bryant & Pau Gasol,
- 1 me LeBron James.
- Shitja u miratua unanimitet nga skuadrat e NBA-së, duke e bërë këtë një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e sportit.
Shifra marramendëse
- Vlera e shitjes raportohet rreth 10 miliardë dollarë (9 miliardë euro).
- Sportico e vlerësonte Lakers me 8 miliardë $, ndërsa Forbes me 7.1 miliardë $.
- Sipas The Athletic, shifra mund të arrijë deri në 12 miliardë dollarë, dyfish më shumë se shitja e Boston Celtics verën e kaluar.
- Ky transaksion vendos një rekord absolut në sportin botëror.
Kush është Mark Walter?
- Shef Ekzekutiv i TWG Global.
- Pronari kryesor i Los Angeles Dodgers (MLB) dhe i WNBA’s Sparks.
- Tashmë bëhet aksionari kryesor i Lakers, duke marrë një nga skuadrat më ikonike të sportit botëror.
Flaka
















