Hulumtimi i OSBE Maqedoni: Të rinj të pakënaqur me proceset vendimmarrëse, shqetësuese përhapja e dhunës midis tyre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:29

Hulumtimi i OSBE Maqedoni: Të rinj të pakënaqur me proceset vendimmarrëse, shqetësuese përhapja e dhunës midis tyre

Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup prezantoi gjetjet e hulumtimit me titullin: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”. Evenimenti, që u mbajt në Hotelin Hotel Aleksandar Palace, nxori në pah rolin e rëndësishëm të rinisë në formimin e peizazhit të sigurisë dhe mbrojtjes në vend, transmeton Portalb.mk.

Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, hapi evenimentin duke theksuar përkushtimin e Misionit ndaj rinisë dhe duke nënvizuar angazhimin në përpjekjet për paqe dhe siguri.

“Misioni i OSBE-së në Shkup përkrahë rininë në të gjitha dimensionet e punës, duke e pajisur atë me aftësitë e nevojshme, me mundësimin e platformave për të ngritur zërat e tyre dhe duke punuar në trajtimin e çështjeve që i shqetësojnë ata. Zërat e të rinjve janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë”, tha ambasadori Wahl.

Ai theksoi se hulumtimi paraqet rëndësinë thelbësore për angazhimin e të rinjve, jo vetëm me përfshirjen e këndvështrimeve të tyre, por duke i angazhuar në mënyrë aktive në identifikimin dhe trajtimin e rreziqeve të sigurisë në nivelet lokale dhe kombëtare.

“Së bashku me institucionet shtetërore, rinia duhet të jetë pjesë e procesit të trajtimit të këtyre çështjeve dhe zgjidhjeve të projektimit. Ky hulumtim tenton të jetë pak më shumë se vetëm një koleksion dhe analizë e të dhënave – ky hulumtim, është thirrje për veprim”, shtoi Wahl.

Hulumtimi siguron analizë të detajuar të këndvështrimeve të të rinjve mbi çështjet e sigurisë, duke përfshirë dhunën, ngacmimin kibernetikë dhe margjinalizimin. Zbulon se shumë të rinj në Maqedoninë e Veriut ndjejnë pakënaqësi ndajë proceseve vendimmarrëse dhe nuk kanë besim në përgjigjet institucionale. Për më shumë, gjetjet theksojnë gjithashtu përhapjen shqetësuese të dhunës tek të rinjtë, veçanërisht tek gratë e reja dhe vajzat, duke nënvizuar nevojën për qasje me ndjeshmëri gjinore në politikëbërje.

  • — Të rinjve iu kërkua të vlerësonin sigurinë në vend në një shkallë ku 1 do të thotë aspak e sigurt dhe 5 është plotësisht e sigurt. Vlerësimi mesatar i sigurisë është 3.4, që do të thotë as i sigurt dhe as i pasigurt. Pas kësaj, megjithëse shumica e të anketuarve (54%) e konsiderojnë vendin disi të sigurt ose plotësisht të sigurt (vlerat 4 dhe 5 në shkallë), ka ende 17% të të rinjve që e konsiderojnë vendin një vend jo të sigurt.
  • — Në lidhje me pritjet për sigurinë, të anketuarit janë pyetur për atë se çfarë do të ndodhë me nivelin e sigurisë në vend në pesë vitet e ardhshme. Shumica e të rinjve (56%) besojnë se situata do të mbetet e njëjtë, ndërsa mbi një e katërta (27%) besojnë se situata do të përkeqësohet.
  • — Të rinjve iu kërkua të zgjidhnin se sa të sigurt ndiheshin në vende të ndryshme. Lagjja është vendi më i sigurt për të rinjtë (81% ndihen të sigurt), ndërsa mjedisi digjital është më pak i sigurt (43% ndjehen të sigurt). Vajzat e reja ndihen më pak të sigurta në krahasim me djemtë e rinj.
  • — Sa i përket sigurisë në zonën/qytetin, shumica e të rinjve në rajonin verilindor, veçanërisht në qytetet e Kumanovës dhe Kriva Pallankës, (15%) ndihen të pasigurt në krahasim me rajonet tjera (nga 2% në 9%). Gjithashtu, sa i përket perceptimit të sigurisë në vend, një përqindje më e madhe e të rinjve nga ky rajon ndihen të pasigurt (32%), krahasuar me rajonet e tjera (nga 4% në 12%).
  • — Për sa i përket ndjenjës së sigurisë në vende publike, shumica e të rinjve ndihen pothuajse njësoj të sigurt në transportin publik (53%) dhe në sheshe publike, shtigje për ecje dhe korsi për biçikletë (54%). Megjithatë, përqindja e atyre që ndihen të pasigurt është pak më e lartë në transportin publik (11%) sesa në sheshet publike, shtigjet e ecjes dhe korsit për biçikletë (9%). Ndërsa shumica e të rinjve (57%) ndihen të sigurt në transportin publik, përqindja e vajzave të reja që ndihen të sigurta është më e ulët (48%).
  • — Mungesa e aktiviteteve kulturore dhe sportive (51%) dhe mungesa e mundësive për zhvillim (51%) janë problemet më të mëdha të të rinjve për momentin, pasuar nga papunësia dhe problemet ekonomike, të cilat paraqesin problemet më të mëdha për 49% të të rinjve. Pothuajse një e katërta e të rinjve (24%) mendojnë se siguria në komunitetin e tyre është problemi më i madh për momentin.
  • — Të rinjtë janë më të shqetësuar për krimin e organizuar (vlera mesatare = 7.1 në një shkallë nga 1 deri në 10, ku 1 është më e ulëta dhe 10 është më e larta), të ndjekur nga fatkeqësitë natyrore (vlera mesatare = 6.9) dhe mundësia e shpërthimit të një konflikti të armatosur në Ballkanin Perëndimor (vlera mesatare = 6.7). Shqetësimi më i vogël tek të rinjtë lidhet me grupet e tifozëve që ndonjëherë janë të dhunshëm gjatë dhe pas ngjarjeve sportive (vlera mesatare = 5.7). Vajzat

Pasoi një panel diskutimi, me përfshirjen e aktorëve kyç, zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, kryetarin e Forumit Arsimor Rinor, Risto Saveski dhe zëvendëskryetaren e Sindikatës së Nxënësve të Shkollave së Mesme, Iva Trpeski. Panelistët diskutuan mbi mënyrat e avancimit të këndvështrimeve të të rinjve mbi sigurinë dhe rritjen e dialogut midis të rinjve dhe autoriteteve.

Ky eveniment përfaqëson një hap të rëndësishëm drejtë zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Rininë (2023-2027) dhe Planin e veprimit. Misioni i OSBE-së në Shkup mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet nacionale për zhvillimin e mekanizmave më efektivë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës rinore dhe forcimin e përfshirjes së të rinjve në çështjet e sigurisë.

Raportin e tërë mund ta gjeni online në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, në faqen e internetit të Misionit të OSBE-së në Shkup. Perceptions, views and challenges of young people in North Macedonia – Research on Youth and Security | OSCE

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?