I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga SHBA-ja për incidentin në aeroportin e Shkupit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 21:01

I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga SHBA-ja për incidentin në aeroportin e Shkupit

I kemi parë raportet he nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga Departamenti Amerikan për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në lidhje me pyetjen, nëse kryeparlamentari Afrim Gashi duhet të jep përgjegjësi për incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Zëri i Amerikës, përcjell Portalb.mk.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se shefi i sigurimit të Gashit, së bashku me dy anëtarë të ekipit, me urdhër të kryeparlamentarit, kanë ardhur në sallonin VIP të aeroportit, duke i kërcënuar autoritetet e sigurisë në aeroport. Ata në këto momente kishin kërkuar nga autoritet e sigurisë në aeroport përgjegjësi në lidhje me pengesat që i kishin shkaktuar duke e kontrolluar presidenten Osmani.

Çfarë mesazhi ka dërguar sjellja e kryeparlamentarit në raport me protokollet politike dhe diplomatike, nga Departamenti i Shtetit u përgjigjën shkurt:

“I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh”.

Ndryshe, në lidhje me këtë problem, opozitarja LSDM dhe “E Majta” kane kërkuar përgjegjësi nga Afrim Gashi, duke paraqitur edhe kërkesën për dorëheqjen e Afrim Gashit nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku ishte e përfshirë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte temë edhe e takimit që ndodhi më 5 gusht në Shkup ndërmjet dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Hristijan Mickoskit. Ky incident, ka shkaktuar reagime të shumta të përfaqësuesve të opozitës dhe partive shqiptare që janë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut, që kanë fajësuar njëra-tjetrën.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?