Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me drejtor të ri

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:40

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me drejtor të ri

Ndryshime në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup. 

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët, njoftuan nga Kabineti i Arben Fetait.

Nga atje bëjnë të ditur se Prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media